Home / Lajme / Maqedoni / Ambasada e SHBA dënon vjedhjen e pajisjeve për transmetim

Ambasada e SHBA dënon vjedhjen e pajisjeve për transmetim

27 maj – Ambasada e SHBA përmes një komunikate për media dënon vjedhjen e pajisjeve për transmetim, të televizioneve Alsat dhe ART.
“U bashkangjitemi anëtarëve të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare në dëniminn e aktit të vjedhjes të pajisjeve për transmetim të televizioneve Alsat dhe ART. Tajmingu i kryerjes të këtij krimi skandaloz mund të shihet vetëm si përpjekje për të heshtur një zë të rëndësishëm në media në një kohë shumë të rëndësishme, dhe për t’iu mohuar qytetarëve të Maqedonisë informacione për zgjedhjet. Autoritetet doemos duhet të veprojnë shpejtë dhe me vendosmëri të hetojnë këtë vepër krimi dhe të ndjekin fajtorë”, thuhet në komunikatën e ambasadës së SHBA-ve në Shkup.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *