Home / Lajme / Maqedoni / Ambasadori Ki apelon për zgjedhje të lira dhe demokratike

Ambasadori Ki apelon për zgjedhje të lira dhe demokratike

29 maj – Ambasadori i Britanisë së Madhe, Endru Ki në një deklaratë para zgjedhjeve të së dielës apeloi tek liderët e partive dhe institucioneve, të sigurojnë që 1 qershori të jetë dita kur qytetarët e Maqedonisë të mund të vendosin lirshëm, pa presion, kërcënime dhe dhunë.
Ai njëkohësisht përmes zbatimit të standardeve më të larta në ç’do aspekt të procesit elektoral kërkon që të sigurohet që vendimi i votuesve të respektohet. Ambasadori Ki shpreh mbështetjen e vendit të tij për Maqedoninë dhe aspiratat Euro-Atlantike dhe shpreson se zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme dhe që votuesit të kenë besim që të dielën të votojnë qetë për partinë që e kanë zgjedhur.

Gjithashtu lexo

Paraqiten si zyrtarë policor, rrahin dhe plaçkisin të riun nga Shkupi

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Përzhino” në Shkup, tre persona të panjohur e kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *