Home / Lajme / Maqedoni / Anketa QTNR: Liderët më të preferuar Gruevski dhe Thaçi

Anketa QTNR: Liderët më të preferuar Gruevski dhe Thaçi

09, majQendra për tolerancë ndëretnike dhe refugjatë (QTNR) në një anketë të realizuar me disa shoqata joqeveritare ka nxjerrur si liderë më të preferuar tek maqedonasit Nikolla Gruevskin e VMRO-DPMNE, ndërsa tek shqiptarët kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçin.
Sipas anketës me temën “Dhuna politike ndaj qytetarëve në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2008”, lidhur me punën e qeverisë të vlerësuar në anketë prej 1 deri në 5, 81 për qind e të anketuarve punën e politikanëve e kanë vlerësuar me notën 2. Lidhur me punën e pozitës 68 për qind i kanë dhënë notën 3, ndërsa 35 për qind e të anketuarve i kanë dhënë notën 3 opozitës.

Qytetarët lidhur me preferencat e liderëve më së shumti janë deklaruar për kryeministrin dhe kryetarin e VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski me 22 për qind, Tito Petkovski i PRSD-së me 18, liderja opozitare e LSDM-së me 14 për qind. Ndërsa tek shqiptarët 14 për qind janë deklaruar për kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi, 9 për qind për kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, 11 për qind për kryetarin e PEI Fijat Canovski, 0,3 për qind për kryetarin e BDSH-së, Bardhyl Mahmuti dhe liderë të tjerë. Anketa është realizuar me rreth 3 mijë të anketuar të të gjitha komuniteteve nga mbarë vendi. Anketa u realizua nga 20 prilli deri më 5 maj.
Rezultatet e anketës bëjnë të ditur se 70 për qind e të anketuarve vlerësojë se zgjedhjet nuk do të jenë të lira dhe demokratike, ndërsa vetëm 17 për qind kanë deklaruar të kundërtën.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *