Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohet sulmuesi i eskortës së Ahmetit

Arrestohet sulmuesi i eskortës së Ahmetit

13 maj – Policia mbrëmë arrestoi Faruk Iljazin, personin e dyshuar që kishte shtënë ndaj eskortës së kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Zëdhënësi i Minsitrisë së Brendshme, Ivo Kotevski deklaroi se policia mbrëmë rreth orës 20.30 në afërsi të Bllokut 77 të Tetovës e ka arrestuar Faruk Iljazin nga Reçica e Madhe e Tetovës si person i dyshuar për të shtënat me armë në fshatin Rakovec ndaj eskortës së BDI-së dhe veturës së kryetarit të kësaj partie Ali Ahmeti.
Kotevski deklaroi se personi i dyshuar është ndaluar derisa po udhëtonte me makinën e tij “opel ascona” dhe është dërguar menjëherë në stacionin policor të Tetovës.

Sipas tij persona zyrtarë do të zhvillojnë bisedë informative me Iljazin për konfirmimin e fakteve rreth incidentit, motivet e të shtënave mbi automjetet e BDI-së, si dhe për involvimin eventual të personave tjerë. “Me këtë rast do të ftohen edhe anëtarë të BDI-së, të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes”, deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi se gjatë tubimit në fshatin Rakovec kishte patur tentim për atentat ndaj tij. Ai drejtoi akuza indirekte ndaj PDSH-së dhe kërkoi përgjegjësi nga ministrja e brendshme dhe kryeministri Nikolla Gruevski

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *