Home / Lajme / Maqedoni / BDI do të sigurojë të ardhme të sigurt për rininë

BDI do të sigurojë të ardhme të sigurt për rininë

22 maj – Në organzimit të forumit Rinor të BDI-së në Tetovë u mbajt tribunë me studentet, ku i pranishëm ishte edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
Në këte tubim të pranishmit diskutuan tema lidhur me rininë dhe studentët.
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se qysh në vitet e 80-ta ai dhe disa studentë kanë kërkuar hapjen e Universitetit Shtetëror për Shqiptarët në Maqedoni.
“Më 1979-87 zyrtarisht bëmë kërkesë ne pjesa e studentëve të Maqedonisë për hapjen e Universitetit të tretë Shtetëror në Gjuhën Shqipe. Për këto kërkesa të cilat në atë kohë nuk u realizuan u ndëshkuam me burgje të rënda”, tha Ahmeti.

Ai më pas shtoi se partia e tij do të garantoj një të ardhme të sigurtë për rininë shqiptare në Maqedoni.
Kryetari i forumit Rinor të BDI-së, Hisen Xhemaili tha se partia e tij siguron një të ardhme të sigurt për rinin shqiptare.
“Rinia e BDI-së apelon tek rinia shqiptare që me 1 qershor të shfrytëzojnë të drejtën qytetare të votës për të zgjedhur të ardhmen e tyre.Duke votuar do të ju themi mjaft atyre që bëjnë tregti më të ardhmen tonë” shtoi më pas Xhemaili. .
Ajlin Kadriu

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *