Home / Lajme / Maqedoni / BDI: Gostivari dëshmon fitoren e BDI-së

BDI: Gostivari dëshmon fitoren e BDI-së

Gostivar, 26 maj – Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi në tubimin në Gostivar se Bashkimi Demokratik për Inegrim nuk mund të ndërtojë partner strategjik deri në barazinë e popullit shqiptarë dhe implementimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit.
“Ne kërkojmë barazi, ne kerkojmë që ky shtet të jetë i barbartë për të gjithë qytetarët e vetë, në këtë shtet të funksionojë ligji i barabartë për të gjithë qytetarët dhe jo të veprojë i ndarë në përkatësi kombëtare. Ne duam të jetojmë në paqe, ne duam që përgjegjësinë ta marrim bashkë me qyetarët tanë që jetojnë në këtë vend”, theksoi Ahmeti.
Sipas tij, Gostivari sa është edhe i maqedonasve, po aqë është edhe i shqiptarëve, Maqedonia sa është e maqedonasve, aq është edhe e shqiptarëve, edhe turqëve edhe e boshnjakëve edhe e romëve.
“Në këtë shtet duhet të merret përgjegjësia që bandat dhe krimi të denohen, kriminelët nuk kanë ngjyrë etnike, kriminelët kanë një qëllim pavarësisht kujt komuniteti i takojnë”, deklaroi kryetari i BDI-së. Ai theksoi se BDI është e përkushtuar për rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.
Kandidati për deputet, Talat Xhaferi deklaroi se BDI ka marrë obligime ndaj shqiptarëve dhe gjithmonë i ka realizuar ato. “Mendojnë që me bomba dhe me fisheka do ta frigojnë krytarin e BDI-së dhe komandantin e UÇK-së, përgjigjen e kanë marrur që sonte në Gostivar, përgjigjen e marrin nga sheshi i përgjakur i 97. Është momenti i fundit që t`ju bëjë thirrje të gjithë atyre që janë të pa përcaktuar, le të vijnë tek se kanë vend, dhe prezenca juaj ka dhënë përgjigjen e duhur”, deklaroi Talat Xhaferi.
Anëtari i kryesisë së BDI-së, Adnan Jashari deklaroi se Gostivari është një shembull i mjaftueshëm për arritjet e BDI-së.

“Shqiptarët në Maqedoni nuk janë qiraxhinjë, shqiptarët në Maqedoni janë dhe do të bëhën zot i vendit të tyre, përshkak se këta vende janë tonat dhe nuk do të lejojmë që ti nëpërkëmbin të tjerët. Struga, Kërçova, Çairi, Shkupi, Dollneni, Çashka pjesa dërmuese e Maqedonisë po bënë shqiptarë që udhëhiqen nga BDI-ja”, deklaroi Jashari.
Shefi i shtabit të BDI-së, Izet Mexhiti deklaroi se Gostivari është i përgaditur për fitoren e madhe të BDI-së.
“Deri me 1 qershor ju lus që të shokjmë shtëpi në shtëpi të kërkojmë voten për opcionin e vetëm shqiptarë Bashkimin Demokratik për Integrim, dhe në këtë mënyrë me 1 qershor ta zhdukim PDSH-në nga skena politike sepse i ka sjellë vetëm dëm shqiptarëve”, deklaroi Mexhiti. Në këtë tubim kanë folur edhe përfaqësues të tjerë të BDI-së.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *