Home / Lajme / Maqedoni / BDI konteston shifrat e PDSH

BDI konteston shifrat e PDSH

Tetovë, 21 maj – Bashkimi Demokratik për Integrim, në pres konferncën e mbajtur në Tetovë, përmes anëtarit të Shtabit zgjedhor të kësaj partie Hisen Xhemaili, tha se BDI-ja asnjherë nuk do të merret me gënjeshtra dhe se nuk jemi të papërgjegjëshëm ndaj popullit sa atë ta mashtrojmë me të dhëna që nuk kanë asgjë të përbashkët me realitetin. “Ne nuk duam të jemi si PDSH-ja, e cila fletë për kilometra rrugësh të asfaltuara, po pa treguar se ato janë ndërtuar në pjesën lindore të Maqedonisë e jo aty ku jetojnë shqiptarët. Andaj edhe themi se mbase PDSH-ja edhe ka programe zhvillimor, por jo për Tetovën ku nuk ka investuar as për një metër asfaltim rrugësh, jo për vendbanimet shqiptare, ku pushtetarët e PDSH-së i pengonin projektet tona vetëm që të mos zhvillohen komunat e udhëhequra nga kuadrot e BDI-së. Aq më shumë, PDSH-ja nuk arriti të investojë as në komunën që e udhëheq kryetari i tyre në Saraj, ku nuk u rindërtua as ura e cila ngadalë rrënohet”, tha ai.

Ne nuk kemi asgjë kundër që PDSH-ja të lavdërohet edhe me për rrugët dhe objektet e ndërtuar në vendbanimet maqedonase. Nuk kemi asgjë kundër që PDSH-ja të jetë degë partiake e VMRO-DPMNE-së dhe të lavdërohet me rezultatet e arritura të Gruevskit në Maqedoninë lindore, por duam që këtë t’ua tregojë shqiptarëve, tha Xhemaili.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *