Home / Lajme / Maqedoni / BDI reagon ndaj akuzave të institutit IFIMES

BDI reagon ndaj akuzave të institutit IFIMES

29 maj – Bashkimi për Integrim Demokratik ka reaguar ndaj prononcimit të sotëm të Institutit IFIMES nga Lubjana, përmes të cilit akuzohet kjo parti kreu i saj Ali Ahmeti se kanë tentuar të ndikojnë në anketat e këtij Instituti për zgjedhjet në Maqedoni.
Sipas BDI-së ky pronocimi i kësaj organizate paraqet një manipulim të rëndë në rradhën e manipulimeve të njëpasnjëshme që ky IFIMES i bën me opinionin publik në Maqedoni.
“Njoftojmë të gjithë opinionin vendor dhe ndërkombëtar se Bashkimi Demokratik për Integrim dhe në veçanti Kryetari Ali Ahmeti, asnjëherë nuk kanë pasur asnjë lloj kontakti, as formal e as joformal, me këtë Institut i cili, për nga forma dhe natyra e punës i ngjason një instituti fantazmë që ka vetëm një qëllim: të krijojë huti në elektorat para zgjedhjeve të ditës së dielë, duke favorizuar parti politike të cilat moti kohë e kanë humbur betejën zgjedhore. Të gjitha sondazhet që ky Institut ka bërë për zgjedhjet në shtetet e Ballkanit janë dëshmuar të gabuara”, thuhet ne reagimin e BDI-së.

Për mes këtij reagimi BDI e vlerësojmë si të paskrupullt kualifikimin që bën ky Institut, duke i dhënë vetes lirinë që Bashkimin Demokratik për Integrim, një parti politike me respekt e kredibilitet të brendshëm dhe ndërkombëtar, ta quajë parti me “praktikë të njohur që gjithçka mund të blejë”!
“Dënojmë ashpër retorikën që ky Institut në vazhdimësi ka përdorur kundër subjektit tonë politik dhe kundër liderit tonë dhe i përkujtojmë se sjellja e tyre, fatkeqësisht, më shumë i ngjason sjelljes së militantëve partiakë të oponentëve tonë politikë, sesa sjelljes së një instituti i cili pretendon se është serioz në punën e vet.Bashkimi Demokratik për Integrim është forcë e madhe politike dhe gëzon respekt dhe reputacion të lartë të cilin e ka ndërtuar me vite të tëra. Këtë imazh votuesit shqiptarë do ta shpërblejnë me 1 qershor, ndërsa institutet fantazma, siç është IFIMES, pas të cilave fshihen konjuktura politiko-partiake, as që mund ta dëmtojnë respektin dhe besimin që gëzon Bashkimi Demokratik për Integrim tek shqiptarët dhe tek komuniteti ndërkombëtar” thuhet në reagim..
Ajlin Kadriu

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *