Home / Lajme / Maqedoni / BDI: Thaçi të distancohet nga atentati ndaj Ahmetit

BDI: Thaçi të distancohet nga atentati ndaj Ahmetit

16 maj – Zëdhënësi i BDI-së, Enis Memeti në një konferencë për shtyp i bëri thirrje kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi të distancohet dhe të dënojë sulmin ndaj kryetarit të kësaj partie Ali Ahmeti në Rakovec të Tetovës.
“Deklarata e djeshme e Menduh Thaçit na shtyn të besojmë se ai i mbetet besnik rolit të kasapit dhe vazhdon fushatën parazgjedhore ta vlerësojë luftë për jetë dhe vdekje. Në vend që të distancohet nga incidentet, kryetari i PDSH-së ka arsyetuar atentatorët”, tha zëdhënës i shtabit zgjedhor të BDI-së Enis Memeti.

Kreu i PDSH-së dje hodhi poshtë akuzat se i dyshuari kryesor për sulmin në Rakovec Vullnet Xhelli është truproje e tij.
“Personi që akuzohet është një qytetar i thjeshtë i Rakovecit, megjithatë unë bëj apel te qytetarët që pakënaqësinë ta tregojnë me votë jo me mënyra të tjera ndërsa te BDI mos ta traumatizojë situatën se nuk është situatë e tillë dhe mos ta histerizojnë situatën parazgjedhore përshkakse ajo është e dëmshme”, tha ditë më parë kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi.

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *