Home / Lajme / Maqedoni / BDI:PDSH shfrytëzon persona të akuzuar

BDI:PDSH shfrytëzon persona të akuzuar

26 maj – Para disa ditëve, përpara selisë sonë në Tetovë, gjetëm një dokument policorë i cili, po qe se është i saktë, shpjegon se si i përdorë PDSH-ja njerëzit që janë ndeshur me ligjin. Në këtë dokument, janë edhe emrat e kryesve të veprave të rënda penale, e kundër të cilëve policia ende nuk ngre aktakuzë. Ndoshta duke pritur që atë ta bëjë pasi të kalojnë zgjedhjet, pasi këta persona ta kryejnë obligimin parazgjedhorë ndaj PDSH-së. Meqenëse nuk mund ta vërtetojmë se vallë ky dokument është i saktë, apo ndonjëri na bënë provokim, i pyesim shërbimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të na përgjigjet se a ka ndonjë domethënie për ta dokumenti me Numër të evidentimin 131, tek i cili, në faqen 13, në paragrafin me titull “Persona që ndiqen”, janë shënuar emrat e atyre që çdo ditë shëtisin publikisht në shoqëri së bashku me aktivist të lartë të PDSH-së si dhe të shoqëruar nga pjesëtarë të njësitit special policorë, Alfa”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Sipas anëtarit të shtabit zgjedhor të BDI-së, nëse nuk marrim përgjigje, këtë dokument do e marrim si të pavlerë, do e hedhim në mbeturina, e ku mu ta gjejë kushdoqoftë.
“Si do që të jetë, ne u bëjmë thirrje strukturave të shëndosha partiake të PDSH-së, që të mbështeten te vullneti politik i popullit të vetë, e jo te forca dhe dhuna për çka vjen dita kur jepen llogari”, theksoi Ademi.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *