Home / Lajme / Maqedoni / BDI:protestë në qendër të Tetovës kundër incidenteve

BDI:protestë në qendër të Tetovës kundër incidenteve

tetovë, 13 maj – Bashkimi Demokratik për Integrim në qendër të Tetovës sot mbajti një protestë me moton “stop dhunës “.Para të pranishmëve folën nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi, kryetari I shtabit zgjedhor të BDI-së Izet Mexhiti, kryetari I komunës së Tetovë Hazi Lika, dhe lideri I BDI-së Ali Ahmeti.Para të pranishmëve kreu I BDI-së Ali Ahmeti tha se jeni tubuar këtu për të denuar dhunën,të ndërtojmë të ardhmen,që ti themi po shqiptarisë ,jemi mbledhur që ti themi jo dhunës dhe jo terorit psikologjik. “Ju falemendreit që sot jemi mbledhur tok për ecur drejt të së ardhmes, për ti thënë po shqiptarisë, për ti thënë jo dhunimit , për ti thënë mjaft vrasjeve mjaft terorit psiklogjik, për të thënë se ne kemi dinjitet dhe krenari, për të thënë se nuk ka forcë që tremb që na largon nga rruga e amanetit të komandant Ismet jasharit”, tha ali ahmeti.

Ndërkaq kryetari I komunës së Tetovës hazbi Lika theksoi se nuk guxojmë që të lejojmë që të përdhunohet votA e lirë të shqiptarëve.
“Nuk ka diskutim se do të fitojmë sepse këtë e shohim në syrine atyre që pretendojnë t`I anashkalojnë dhe përdhunojnë këto zgjedhje, mirëpo nuk guxojmë që ato të përdhunojnë votëne lirë të shqiptarëve.Ne do të lufojmë, ne do të punojmë të gjithë, dhe apsolutosht nuk guxojmë të jemi në duart e atyre që jemi të papërgjegjshëm.Mblidhuni në lagje ku jeni dhe njoftoini se kemi punuar për të ardhmen e këtij populli, të gjithë punët që I kemi bërë në vitin 2001, të gjitha dhe punët që I kemi bërë gjatë qeverisjes sonë”, tha Lika
Izet Mexhiti kryetar I shtabit zgjedhor të BDI-së tha para fillimit të kësaj se jemi këtu për të kërkuar edhe një herë që të gjitha institucionet kompetente të bëjnë ç’mos që të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike .

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *