Home / Lajme / Maqedoni / BDSH: Diskriminim gjuhësor në RTM

BDSH: Diskriminim gjuhësor në RTM

22 maj – Në një konferencë për media BDSH akuzoi Radiotelevizionin e Maqedonisë për diskriminim gjuhësor, shkaku se përfaqësuesit të saj i`u mohua të shpalos vizionet e tij në gjuhën amtare.
“Ne kuadër të zgjedhjeve të parakohshme dhe në kuadër të fushatës zgjedhore, RADIOTELEVIZIONI i MAQEDONISE duke qenë ndërmarje publike në shërbim të informimit të popullatës nga e cila dhe për të cilën ekziston, organizoi prezentimin e 18 partive politike të cilat do të duhej të garonin në mënyrë demokratike dhe të barabartë në zgjedhjet parlamentare të parakohshme të 2008.

Partia e Bashkimit Demokratik Shqiptar me keqardhje lajmëron se përjetoi një eksperiencë të hidhur të moslejimit të përfaqësuesit të saj të shpalos qëllimet dhe vizionet e saja në gjuhën amtare, një e drejtë kjo e garantuar në kushtetutën edhe ashtu të cunguar të këtij shteti me institucione diskriminuese” theksoi kreu i BDSH, Bardhyl Mahmuti.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *