Home / Lajme / Maqedoni / BIM:BDI fabrikon trillime

BIM:BDI fabrikon trillime

28 maj – Bashkësia Islame e Maqedonisë ka drejtuar akuza ndaj partisë shqiptare BDI-së, e cila siç thuhet në fushatë ka njollosur institucionin fetar islam.
Reagim i Bashkësisë Islame të Maqedonisë (BIM) ka pasuar pasi që BDI në fushatë dhe në disa reklamime të saj e ka quajtur këtë institucion fetar si degë të PDSH-së.
“Më saktësisht, shkas i drejtëpërdrejtë i reagimit tone është ofendimi që i bëhet BIM në një pamflet të BDI të botuar në të përditshmen “Lajm”, ditë e martë, 27 maj, në të cilin, në pikën 15 na imputohet një gënjeshtër e kulluar që prek thellë në dinjitetin e BIM, në traditën e sajë 600 vjeçare dhe në pavarësinë me të cilën krenohet. Në pikën e inkriminuar thuhet tekstualisht: “ Gjatë qeverisjes së PDSH, Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë u bë degë partiake e kësaj partie”.
“Shikuar nga individë e organizata të dyshimta të miljeut radikal islamik me të cilat kjo parti mban lidhje të ngushta, nuk do të jetë befasi nëse zbulohet se BDI është bërë degë partiake e Al Kaedës”, thuhet në reagimin e BIM.
Sipas reagimit të BIM-it, insinuatat e BDI-së flasin për konstruktin moral e mental të njerëzve të BDI dhe tregon qartë se ajo shërbehet me trillime dhe fabrikime të gënjeshtrave mbi të cilat përpiqet ta ndërtojë edhe ofertën e vetë politike për elektoratin i cili duhet ta votojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
BIM në reagim shkruan edhe qëndrimin e kësaj partie gjatë kohës së pushtetit të saj, duke numëruar disa vlerësime negative.

“Gjatë konfliktit të vitit 2001, BIM ishte institucioni më i dëmtuar. Atëherë u rrënuan 57 xhami në bodrumet e të cilave shpesh janë strehuar “trimat” e Ali Ahmetit. Të gjitha ato u meremetuan nga popullata dhe nga BIM, pa asnjë metelik nga BDI e cila ishte katër vjetë në pushtet. Si kuriozitet po e përmendim xhaminë e Haraçinës rreth të cilës BIM akoma është në kontest gjyqësor kurse pala tjetër po mban qëndrim se aty nuk ka pasur luftë. Në maj të vitit 2003, radikalët islamik si logjistika e BDI hyjnë me kallashë në Bashkësinë Islame dhe marrin vendime pune. Në qershor të vitit 2005 sulmohet Kuvendi dhe kuvendarët e BIM në mënyrën më mizore nga ana e kriminelëve të BDI. Gjurmët që i lane plumbat e tyre ende qëndrojnë aty.Në korrik të vitit 2005 sulmohen dhe rrahen imamët e Shkupit. Sulmuesit ishin njerëz të BDI”, thuhet në reagimin e BIM.
Nga ana tjetër, sipas BIM, nga ardhja e PDSH në pushtet në vitin 2006, ky institucion siç thuhet ka marrë ndihma konkrete për 30 xhami nga Ministria e Kulturës në vlerë prej 200 mij euro, Fakulteti i Shkencave Islame është përfshirë në buxhetin shtetëror, është ndihmuar medreseja Isa Beu, miratimi i ligjit për mësim besim fetar dhe projekte të tjera, por që siç shtohet në komunikatë asnjëherë nuk është përzier në politikën e brendshme të këtij institucioni fetar.

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *