Home / Lajme / Maqedoni / Bugajski: Njohja e Kosovës nga Maqedonia ndihmon stabilitetin në rajon

Bugajski: Njohja e Kosovës nga Maqedonia ndihmon stabilitetin në rajon

Tetov, 15 maj – Drejtori i Qendrës Amerikane për Hulumtime Ndërkombëtare dhe Strategjike, Janush Bugajski deklaroi se Maqedoia së shpejti do të bëjë njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe me këtë do t’i dërgojë një mesazhe të qartë Beogradit se ky shtet bënë pjesë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
Këto komente analisti Bugajski i cili është angazhuar në fushatën e PDSH-së dhe do të jetë këshilltar i Menduh Thaçit i bëri sot në Tetovë në një tribun me intelektual shqiptarë.
“Maqedonia gjendet në një fazë shumë të rëndësishme dhe ajo doemos duhet të integrohet në NATO dhe BE, andaj garniturën e ardhshme qeveritare e pret një punë shumë e madhe dhe me përgjegjsi.
Maqedonia së shpejti do të bëjë njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe me këtë do t’i dergojë një mesazhe të qartë Beogradit se ky shtet bën pjesë në sigurinë rajonale.”, tha Bugajski
Lidhur me situatën e krijuar pas zgjedhjeve në Serbi ai tha se akoma është herët të dihet koalicioni qeveritarë.

“Mendoj se është shumë herët të dihet koalicioni i arrdhshëm qeveritarë në Serbi.
Kam dëgjuar thashetheme se Koshtunica, radikalët dhe socialistët do të krijojnë qeverinë e re.Nëse kjo ndodhë, politika ndaj Kosovës do të jetë ashtu si që ka qenë edhe gjatë viteve të kaluara dhe do të vazhdojë të bllokojë qasjen e Serbisë ndaj Unionit Evropjan.
Zgjedhja më e mirë do të ishte të formohet një koalicion demokratik që do ta kuptojë realitetin se kosova është dhe do të mbetet e pavarur dhe që gradualisht do ta njoh këtë realitet” , tha Bugajski i cili po qëndron në Maqedoni për të ndihmuar fushatën e Partisë Demokratike Shqiptare..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *