Home / Lajme / Maqedoni / Cërvenkovski: Njohja e Kosovës në pajtim me qëndrimin e BE-së dhe NATO-s

Cërvenkovski: Njohja e Kosovës në pajtim me qëndrimin e BE-së dhe NATO-s

21 maj – Njohja e Kosovës do të bazohet në interesat personale shtetërore të Maqedonisë, dhe në qëndrimin e shumices së shteteve anëtare të BE-së dhe NATO-s, tha presidenti maqedonas Branko Cërvenkovski në fjalimin e tij në takimin e shefave të shteteve dhe qeverive të Evropës Juglindore i cili po mbahet në Bullgari, njofton agjencia e lajmeve INA.
Cërvenkovski sërish potencoi se edhe pse janë bërë përparime në rajon, ekzistojnë rreziqe shkaku i situatës sensibile në Kosovë.
“Republika e Maqedonisë qëndrimin e saj ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës do ta ndërtojë mbi bazën e interesave personale shtetërore, por edhe si vend kandidat për anëtarësim do ta ketë parasysh qëndrimin e shumices së shteteve anëtare në BE dhe NATO”, tha Cërvenkovski.
Lidhur me procesin e integrimeve euroatlantike, Cërvenkovski tha se, për rajonin nuk ekziston alternativë tjetër reale, kjo është zgjedhja më e mirë dhe e vetme.
Në paraqitjen e tij presidenti përshëndeti ftesën për anëtarësim në NATO, që në Bukuresht e morrën Shqipëria dhe Kroacia, si dhe nënshkrimin e MSA-së mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian.
Ai shprehi shqetësimet për faktin se në Bukureshtë, Maqedonia u refuzua të marrë ftesë shkaku i vetos greke.

“Ajo që posaqërishtë më brengosë është se, qasje dhe politikë e njejtë do të përcillet edhe në procesin e integrimit tonë drejtë BE-së.
Maqedonia në të mënyrë të vendosur është e interesuar që kontesti për emrin të zgjidhet sa më shpejtë që është e mundur. Ne jemi të përgatitur për kompromis të arsyeshëm dhe fer dhe për këtë qëllim do të marrim pjesë në procesin e negociatave që po zhvillohen nën patronatin e KB-së.”, tha Cërvenkovski. Ai theksoi se integrimi i Maqedonisë në NATO dhe BE duhet të sjellë stabilitet aftatgjatë dhe zhvillim ekonomik si për vendin tonë ashtu edhe për rajonin në përgjithësi.
Ndërkohë që delegacioni i Serbisë ka braktisur punimet e këtij samiti, për shkak të vendimit të pjesëmarrësve që t’i jepet e drejta shefit të diplomacisë së Kosovës, Skendër Hysenit, t’i drejtohet të pranishmëve.
Kabineti i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë ka bërë të ditur se delegacioni serb ka braktisur punimet e samitit në Pomorie të Bullgarisë, pasi nuk është pranuar kërkesa e tij që Hysenit t’i pamundësohet fjala në këtë tubim.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *