Home / Lajme / Maqedoni / Dita botërore e lirisë së mediave

Dita botërore e lirisë së mediave

Shkup, 3 maj – Shprehja e lirë, qasja deri te informatat dhe përforcimi i profesionalitetit, është motoja me të cilën këtë vit shënohet 3 maj – Dita botërore e lirisë së mediave.Liria e shtypit është një nga nga liritë për paqe dhe demokraci, theksohet në porosinë me rastin e 3 majit, sekretari i përgjithshëm i Kb-së Ban Ki-mun.
“Sulmet kundër lirisë së shtypit jabnë sulme kundër të drejtës ndërkombëtare, kundër njerëzimit, kundër vetë lirisë. I ftoj të gjithë kombet që të mos i kursejnë përpjekjet në dërgimin para gjykatës të kryerësve të sulmeve mbi gazetarët”, thotë njeriu i parë i Organizatës botërore.
Drejtori i përgjithshëm i UNESKo-s, Koiçiro Macura megjithatë, porosit se sigurimi i lirisë së mediave çdokund në botë paraqet prioritet, sepse mediat e lira dhe të pavarura janë pasqyrë e sundimit të mirë të shoqërive demokratike, sepse sigurohet transparencë dhe sundim të së drejtës dhe e promovojnë pjesëmarrjen e qytetarit në jetën politike.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë me rastin e 3 majit – Dita botërore e lirisë së mediave njofton se liria e të shprehurit dhe liria e shtypit janë bazë në ndërtimin e demokrative të fuqishme, dhe numrave të zeza, të cilat publikohen në Ditën e lirisë së shtypit janë vetëm vërejtje se profesioni gazetaresk është një nga profesionet më të rënda dhe më të rrezikshme në botë.
Sipas SHGM-së, shënimi i 3 majit është rast i mirë të përkujtohen autoritetet vendore për rëndësinë e mbrojtjes së lirisë së të shprehurit dhe lirisë së shtypit – të drejtat themelore të njeriut të garantuara me nenin 19 nga Deklarata universale për të drejtat e njeriut, të cilat janë të bazuara edhe në Kushtetutën e Maqedonisë. Shoqata u apelon autoriteteve ta garantojnë sigurinë dhe punën e papenguar të gazetarëve.
“Bashkë me të gjitha shoqatat profesionale në botë, i bëjmë thirrje edhe Qeverisë tonë dhe ministrive dhe agjencive të saj, partive, si dhe aktivistëve partiakë dhe të dëgjueshëm, posaçërisht tani, kur shteti ynë ndodhet para zgjedhjeve parlamentare: t’ju garantohet siguria dhe puna e papenguar e gazetarëve; sulmet eventuale, apo kërcënimet të urgjentosht dhe pa rezervë të sanksionohen; të garantohet qasja deri te informacionet dhe arkivat, sipas Ligjit për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik; t’ju mundësohet gazetarëve punë dinjitoze, sulmi i gazetarit në terren të konsiderohet si sulm i personit zyrtar, gjatë kryerjes së detyrës. Për shkak se: Liria e shtypit dhe liria e informacioneve, janë parime qenësore për mbisundim të mirë, zhvillim dhe paqe!, theksohet në kumtesën e SHGM-së.
Në Ditën e lirisë së shtypit, UNESKO e shfaq respektin e vet ndaj guximit dhe profesionalitetit të gazetarëve, duke përkujtuar këtë ditë të lirisë së të shprehurit, qasjen deri te informatat dhe përforcimin e pofesionalizimit.
Federata ndërkombëtare e gazetarëve në publikimin e vet, megjithatë, bën thirrje në revitalizimin e solidaritetit global mes gazetarëve që të ngadhnjehen të gjitha kërcënimet për mediat, për shkak se puna gazetareske është shpirti i mbrpjtjes së demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Sipas Federatës evropiane, ulja e presionit ndaj gazetarëve për zbulimin e burimeve të informatave, si dhe të ndikimeve politike, janë sfida kyçe para gazetarëve dhe mediave, duke mos e injoruar ndikimin e krizës ekonomike me të cilat janë përfshirë mediat në Evropë, ndërsa gazetaria cilësore do të pësojë përderisa shkurtohen buxhetet e redaksive.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *