Home / Lajme / Maqedoni / Drejtuesit e TV Art kërkojnë ndriçimin e rastit

Drejtuesit e TV Art kërkojnë ndriçimin e rastit

Tetovë, 26 maj – Drejtuesit e TV Art në Tetovë reaguan sot nëpërmjet një konferencë për mediat lidhur me aktin e vjedhjes së pajisjeve për transmetim që gjenden në fshatin Tenovë të Tetovës.
“Vlerësojmë se, përpos dëmeve të konsiderueshme materiale, vjedhja e pajisjeve të trasmetimit të TV art, i ka shkaktuar dëm shumë më të madh demokracisë dhe të drejtës së shprehjes së fjalës së lirë, e cila është e garantuar me Konventa ndërkombëtare. Lidhur me këtë, janë informuar të gjitha organizmat vendore dhe ndërkombëtare që veprojnë në Maqedoni, si dhe organizatat për mbrojtjen e mediave”, deklaroi gazetari i TV Art, Hamit Hajrullahu.
Ai i bëri thirrje MPB-së dhe vetë ministreshës Gordana Jankullovska që sa më parë të ndriçohet tërë rasti dhe autorët e këtij rasti vandal të nxirren para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

“Poashtu ftojmë organizmat ndërkombëtare t’i bëjnë presion qeverisë, që ky rast të ndriçohet tërësisht. Ky akt i pa presedan, na jep shtytje që edhe më fuqishëm dhe më me guxim, të vazhdojmë punën tonë në drejtim të informimit të drejtë dhe të pavarur të opinionit, pasi për ne gjithmonë më i rëndëishëm ka qenë besimi i shikuesve tanë, të cilët me këtë rast publikisht i falemenderojmë për përkrahjen, sikurse edhe organizatat e ndryshme, kolegët si dhe mediumet e shumta për përkrahjen e tyre që kanë treguar ndaj nesh, për të vazhduar edhe më me guxim në misionin tonë të informimit të opinionit”, deklaroi Hajrullahu.
Pronari i këtij televizioni, Artan Skenderi deklaroi se dëmi është i madhe dhe stafi drejtues po bën përpjekje që sa më shpejt të vihet në funksion transmetimi i programit. Ai deklaroi se nuk dëshiron të spekulojë se kush janë autorët e këtij akti vandal, por bëri thirrje që autoritetet policore të vihen në funksion të ndriçimit të plotë të rastit.

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *