Home / Lajme / Maqedoni / Edhe 25 të arrestuar në akcionin policor ” Syri i gjaprit”

Edhe 25 të arrestuar në akcionin policor ” Syri i gjaprit”

27 maj – Ministria e Punëve të Brendshme në aksionin e sotëm policor” Syri i gjaprit” arrestoi edhe 25 faturues në pikë pagesat rrugore nëpër Maqedoni.
Ndaj 25 të punësuarve të ndëmarrjes “Maqedonia Pat” prokuroria ka ngritur padinë penale për keqpërdorim detyre.
“Nga 25 personat njëri është drejtues i një pikë-pagese rrugore nga Tetova, 6 janë kontrollorë nga Shkupi, Velesi dhe Gostivari, Ndërsa 19-të personat e tjerë nga Shkupi Tetova, Velesi, Gostivari dhe nga fshati Hotël i Kumanovës kanë qenë përgjegjës në pikë pagesat rrugore”, deklaroi në një konferencë për media ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.

Aksioni policor “Syri i gjarprit” filloi në shtator të vitit të kaluar, dhe në hetim shkuan 100 persona të cilët punonin në pikë-pagesat rrugore. Pas pesë muaj hetime nga policia ishte vërtetuar se inkasantët në bashkëpunim me kontrollorët u merrnin shoferëve vetëm gjysmën e çmimit real dhe në vend të llogarive fiskale u jepnin letra të zbrazëta. Si pasojë buxheti i shtetit u dëmtua me 5 milion euro.

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *