Home / Lajme / Maqedoni / Enciklopedia maqedonase non grada për shqiptarët

Enciklopedia maqedonase non grada për shqiptarët

Tetovë, 21 maj – Katedra e Historisë pranë Universitetit shtetëror të Tetovës sot edhe njëherë ka reaguar për mospërfilljen e memorandumit të tyre dërguar shumë institucioneve shtetërore që të hiqet nga përdorimi ernciklopedia e botuar në vitin 2006.Historianët kanë kontestuar këtë enciklopedi pasi që sipas tyre në atë ka shumë të pavërteta.Vei Xhemaili, shefi I katedrës së historisë në USHT- sot përmes një pres konference ka thënë se edhe pas 40 ditëve pas dërgimit të memorandumit nuk ka asnjë përgjigje nga asnjë institucion.”Pas daljes nga shtypi të enciklopedisë së Maqedonisë të cilët pas shfeltimit pamë në shumë zëra të tyre kishte shumë të pavërteta në vecanti ku shkruhet për historinë e shqiptarëve në trojet e veta etnike në Maqedonisë, vendosëm të reagojmë si katedër e historisë se shqiptarët kurrë nuk pajtohen me një histori të njëanshme dhe fare nuk përkojnë me të vertetën historike, me bashkjetesën e shqiptarëve në Maqedoni, sot jemi këtu që edhe njëherë të reagojmë të shkrujamë një histori të vërtetë si për shqiptarët ashtu edhe për maqedonasit dhe të tjerëve që jetojnë me shekuj në këto troje.Pas dërgimit të memorandumit në institucionet e shtetit dhe ju dhamë afat prej 40 ditëve në mënyrë shumë modeste që të hiqen nga përdorimi këta katër enciklopedi të shkruara nga shoqata maqedonase.Prej asaj kohe, nga 7 prilli kemi pritur përgjigje por ata janë treguar të shurdhër dhe nuk kanë treguar interes”, tha Xhemaili.

Ai më tej tha se kjo enciklopedi është shpallur non grada për shqiptarët.”Enciklopedia e shkruar në vitin 2006 për ne është e papranueshme prandaj e kemi shpallur këtë si non grada për shqiptarët si të papranueshme, do ta shkrujamë historinë tonë kombëtare ashtu si duhet ashtu si I ka hije në bazë të kontributeve që kanë dhënë shqiptarët në mënyrë të argumentuar prej autoktonisë ilire deri më sot .nuk lejojmë që tjerët të falsifikojmë historinë tonë dhe do të deklarojnë se Maqedonia perendimore I ka takuar maqedonisë sllave , që nuk është e vertetë dhe është falsifikim dhe maqedonia perendimore është krijuar në vitin 1944 kur shqiptarët janë pushtuar nga ideologjia komuniste dhe me urdhër të Titos formohet shteti I ri I Maqedonisë.Këto janë të vërteta dhe fakte”, theksoi Vebi Xhemaili, I cili është edhe kryetar I shoqatës së historianëve në Maqedoni.Ai paralajmëroi se do të shkruhet historia e shqipatërve ashtu siç është e jo siç pretendojnë të tjerët.”Edhe zotrat përkulen para fakteve prandaj ne do ta shkruajmë historinë tonë ashtu siç është e verëteta duke mos lejuar që askush të shkruajë për ne pasi kemi nejrëz tanë dhe të aftë shkenctarisht që do ta shkruajnë historinë tonë në këto troje nga periudha ilire deri më sot”, deklaroi para mediave Xhemaili..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *