Home / Lajme / Maqedoni / Fuere dënon vjedhjen e pajisjeve të Alsat

Fuere dënon vjedhjen e pajisjeve të Alsat

26 maj – Ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere dënoi sot ashpër vjedhjen e pajisjeve të transmetimit të TV Alsat dhe e vlerësoi këtë si një akt qyqar që është i lidhur me zgjedhjet.
“Është një akt qyqar që ka për qëllim heshtjen e gazetarëve dhe mediave. Është më se e qartë se është i ndërlidhur me zgjedhjet për të krijuar një atmosferë të frikësimit dhe kjo është absolutisht e papranueshme dhe ata që provojnë ti kryejnë këto vepra duhet ta dijnë se janë minoritet shumë i vogël dhe se ata nuk do të kenë sukses , sepse njerëzit të dielën do të demonstrojnë se nuk janë të frikësuar nga këto akte që dëshirojnë të krijojnë frikë mes njerëzve”, deklaroi evroambasadori Ervan Fuere.
Ministria e Brendshme ka njoftuar se hetimet janë duke rrjedhur me vështirësi të mëdha për shkak të mungesës së provave.

“Policia është e vendosur tëshkojë deri në fund në zbulimin e kryerësve të kësaj vepre kriminale, edhe pse parashikojmë se kjo nuk do të jetë e lehtë të paktën tani për tani, pasi që dëshmitarë okularë nuk ka, nuk ka as indicije të vecanta rreth identitetit të kryerësit përkatësisht personit i cili ka hyrë në hapësirën e ripetitorit dhe I ka shkatësruar pajisjet e televizionit Alsat”, thotë Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.
Përfaqësuesit e policisë së kriminalistikës që dolën në vend ngjarje gjatë ditës së djeshme deklaruan se sulmi është kryer nga njerëz profesionistë të cilët pas vete nuk kanë lënë asnjë gjurmë.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *