Home / Lajme / Maqedoni / Fuere: Maqedonia ka bërë progres në reformat ekonomike

Fuere: Maqedonia ka bërë progres në reformat ekonomike

09, maj – Euroambasadori Ervan Fuere në konferencën e sotme “Dita Evropiane e sipërmarrësve 2008”, deklaroi se Maqedonia ka arritur progres në reformat ekonomike.” Ju inkurajojmë të vazhdoni kështu, por duhet të tregoni qasje më aktive në luftën kundër korrupcionit si dhe forcimin e implementimit të ligjeve të BE-së”, theksoi Fuere.
Ai theksoi se Maqedonia padyshim këtë vjeshtë do të fitoj datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkim Evropian, nëse i plotëson 8 kriteret e kërkuara nga BE.

“Dëshira jonë është që menjëher pasi të mbarojnë zgjedhjet., e gjithë energjia e Qeverisë së re si dhe e të gjitha partive politike në mënyrë konsensuale të drejtohet drejt realizimit të kritereve të BE-së”, tha Fuere.
Në kuadër të festimit të 9 majit-Ditës së Evropës, sot në Shkup u mbajtë solemnitet me rastin e hapjes së “Ditës Evropiane të sipërmarrësve 2008″.
Për kohëzgjatjen e ngjarjes katërditore do të organizohen një numër i madh sesione pune dhe konferenca që kanë të bëjnë me zhvillimin e sipërmarrjes, mësimit sipërmarrës, bashkëpunimit midis pushtetit lokal dhe qëndror, bashkëpunum rajonal, finanacimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *