Home / Lajme / Maqedoni / Gostivar: Demolohet shtabi zgjedhor i BDI-së

Gostivar: Demolohet shtabi zgjedhor i BDI-së

Gostivar, 28 maj –
Persona të panjohur me gurë kanë thyer disa xhame nga vitrina e një lokali në Gostivar, në të cilën është vendosur shtab zgjedhor i BDI-së, njoftoi dega partiake e Gostivarit.Aktivistë të Bashkimit Demokratik për Integrim në mëngjes kanë regjistruar dëme në vitrinën e lokalit në të cilin është vendosur shtabi zgjedhor i partisë në lagjen Leska. Sipas SPB-së në Tetovë, ekipe të tyre kanë dalë në terren dhe kanë kryer ekspertizë.Informatat e para tregojnë se ngjarja ka ndodhur gjatë natës ose në orët e hershme të mëngjesit.

Objekti i njëjtë, para pesë ditëve ishte caku i qëllimeve me gurë dhe atëherë u thyen thuajse të gjitha xhamat. Atëherë BDI-ja e akuzoi PDSH-në se qëndron pas incidentit. Policia heton pas kryerësve, të cilët akoma nuk janë zbuluar.

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *