Home / Lajme / Maqedoni / Grabiten 100 mijë euro nga makina e Postave të Maqedonisë

Grabiten 100 mijë euro nga makina e Postave të Maqedonisë

Shkup, 08 maj – Persona të armatosur sot kanë grabitur makinën transportuese të Postave të Maqedonisë, e cila po transportonte nga Shkupi në Kumanovë rreth 100 mijë euro.
Sipas Ministrisë së Brendshme, në autostradën Kumanovë-Shkup është plaçkitur makina e Postave të Maqdonisë nga ana e pesë personave të armatosur. Nënpunësit e Postave po transporton rreth 100 mijë euro.

“Personat e armatosur dhe të maskuar kanë ndaluar makinën, i kanë konfiskuar telefonat celularë dy punonjësve të postave dhe më pas kanë ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Brendshme.
Ministria e Brendshme deklaroi se është simptomatike se përse Postat e Maqedonisë nuk kanë informuar Ministrinë për transportin e kësaj dërgese.

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *