Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski dënon incidentet

Gruevski dënon incidentet

Kryeministri Nikolla Gruevski dënoi sot incidentet që ditëve të fundit kanë përfshirë vendin me fillimin e fushatës zgjedhore në Maqedoni.
Kryeministri Gruevski bëri të ditur se fuqimisht dënon incidentet që këtyre ditëve po ndodhin, duke tërhequr vërejtjen se nuk do të tolerohet asgjë dhe nuk do ketë mbrojtje partiake për të gjithë ata që nxisin probleme.
Ai theksoi se ka biseduar me dy liderët e partive shqiptare Menduh Thaçin e PDSH-së dhe Ali Ahmetin e BDI-së për incidentet e fundit gjatë fushatës. Ai deklaroi se dy liderët shqiptarë i kanë premtuar se gjithçka që është në fuqinë e tyre do të bëjnë për të ndërprerë incidentet dhe të organizojnë fushatë dhe zgjedhje të lira dhe demokratike.

Gruevski bëri të ditur se partitë duhet të konkurrojnë me projekte dhe ide politike dhe jo garën zgjedhore ta shëndrrojnë në arenë të dhunës.
Kryeministri maqedonas nënvizoi se personi që mbrëmë shtiu me armë në drejtim të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti është arrestuar, ndërsa sipas tij policia është në kërkim edhe të dyshuarit të dytë të këtij incidenti. “Për askend nuk do të ketë mëshirë dhe falje për atë që ka bërë”, deklaroi Gruevski.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *