Home / Lajme / Maqedoni / Idrizovë: Selmani premton ndërtimin e spitalit për të burgosurit

Idrizovë: Selmani premton ndërtimin e spitalit për të burgosurit

27 maj – Ministri i Shëndëtësië, Imer Selmani gjatë vizitës së sotme burgun e Idrizovës premtoi përmirsimin e shërbimeve mjekësore për të burgosurit.
Ai tha se mbrenda disa muajve do të fillojë edhe ndërtimi i spitalit brenda burgut për të evituar problemet shëndetësore të të burgosurve.
“Situata e përgjithshme është në nivel të duhur, mirëpo ka vend për përmirësime. Ata tani më kanë mjek kohëve të fundit, nuk është vetëm një mjek ka më tepër mjekë që punojnë, ka dy – tre mjekë, ka dentist edhe të tjerë. Problemi është se zgjidhja definitive do të bëhet kur këtu do ta ndërtojmë spitalin brenda, atëherë do të ketë 24 orë mjek. Unë besoj se brenda disa muajve të ardhshëm do të fillojë edhe ndërtimi”, deklaroi Selmani.

Së bashku me ministrin Selmani në këtë vizitë ishte edhe ministri i Drejtësisë, Mihajllo Manevski.
Manevski gjithashtu premtoi realizimin e projektit për ndërtimin e spitalit brenda burgut të Idrizovës.
“Janë përgatitur projektet për fillimin e ndërtimit të spitalit në burgun e Idrizovës me kapacitet për 250 persona, ndërtim të një pjesë të re të burgut për 750 persona, po ashtu ndërtim të një reparti për të moshuarit për 100 persona”, tha Manevski.
Ministria e Drejtësisë ka parapë ivenstime për rikonstruktimin e burgjeve të Maqedonisë të cilat arrin shifrën e 8 milion eurove.
Projektet fillojnë që nga ky vit ndërsa është paraparë që të përfundojnë në vitin 2011.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *