Home / Lajme / Maqedoni / ID:VMRO-DPMNE në epërsi tek maqedonasit, BDI tek shqiptarët

ID:VMRO-DPMNE në epërsi tek maqedonasit, BDI tek shqiptarët

26 maj – Anketa e Institutit për Demokraci ka nxjerrur në epërsi VMRO-DPMNE-në tek maqedonasit, ndërsa Bashkimin Demokratik për Integrim tek shqiptarët.
Në pyetjen se “për cilën parti do të kishit votuar”, 31.3 për qind e qytetarëve kanë thënë se do të kishin votuar për VMRO – DPMNE, kjo do të thotë se rejtingu i kësaj partie brenda një javë është rritur për 1.1 për qind. E dyta për nga besueshmëria është LSDM. Rejtingu i kësaj partie është rritur për 0.6 për qind dhe tani është 11.2. Në bllokun politik shqiptar, BDI me rejting 9.1 për qind edhe më tej qëndron e para ndonëse në dallim prej një jave më herët ka shënuar rënie për 0.1 për qind. Ndërkohë rejtingu i PDSH-së edhe më tej është 5.6 për qind. Ndërsa asnjë partie tjetër politike nuk ka rejting ose përkrahjen e më shumë se 1 për qind të elektoratit në Maqedoni.
Ajo që bie në sy në këtë anketë është se 41 për qind e qytetarëve ende nuk dinë se për këtë do të votojnë. Edhe pse duhet theksuar se ky numër në dallim prej një jave më parë, ka shënuar rënie për 1.6 për qind.

Ndërkohë sa i përket besueshmërisë së liderëve politik, 32.7 për qind e qytetarëve kanë thënë se besim më të madh kanë në kryetarin e VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski, pason lideri i BDI-së Ali Ahmeti me 9.1 për qind, 5.8 për qind e të anketuarve i besojnë kryetares së LSDM-së Radmilla Sheqerinska që është për 0.8 më shumë se sa një javë më parë, liderit të PDSH-së Menduh Thaçi i besojnë 4.5 për qind që do të thotë se ka shënuar rritje për 0.5 për qind, ndërsa të vetmit që i është ulur rejtingu, është Presidenti Branko Cëvenkovski. Atij për momentin i besojnë vetëm 4.6 për qind të qytetarëve, që është për 1.5 për qind më pak se një javë më parë. Anketa është zhvilluar në periudhën 24 – 25 maj. Në të janë përfshirë 1117 qytetare, prej tyre 23.1 për qind kanë qenë shqiptar.
Anketa e Institutit për Demokraci vijon pas anketës së IFIMES, e cila ka nxjerrur në epërsi VMRO-DPMNE tek maqedonasit, ndërsa PDSH-në tek shqiptarët.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *