Home / Lajme / Maqedoni / IFIMES paralajmëron incidente dhe dhunë në zgjedhje

IFIMES paralajmëron incidente dhe dhunë në zgjedhje

26 maj – Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Studime Ballkanike (IFIMES) në analizën speciale për zgjedhjet në Maqedoni paralajmëron se gjatë fushatës do të pasojnë më shumë incidente.
“Qeveria aktuale është e obliguar të sigurojë siguri për të gjithë në procesin zgjedhor. IFIMES nuk përjashton mundësinë e incidenteve të armatosura në ditën e zgjedhjeve. Ky institut gjithashtu nuk përjashton mundësinë që parti të caktuara politike inskenojnë incidente, që më pas duke akuzuar rivalët politik. Gjithashtu partitë politike shfrytëzojnë raste me mjeshtëri duke aluduar në atentate të liderëve të tyre politik me qëllim të ngritjes së rejtingut të partisë së tyre politike”, thuhet në raportin e IFIMES.

Sipas analizës, në Maqedoni janë të pranishme një numër i madh i shërbimeve sekrete, që janë të lidhura me parti politike dhe që tentojnë të destabilizojnë Maqedoni në këtë situatë të tensionuar. “Gjatë këtyre zgjedhjeve, këto shërbime janë involvuar në partitë aktuale opozitare”, thuhet në pjesën e analizës të titulluar “Mundësia e incidenteve të armatosura në ditën e zgjedhjeve“.

Gjithashtu lexo

Paraqiten si zyrtarë policor, rrahin dhe plaçkisin të riun nga Shkupi

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Përzhino” në Shkup, tre persona të panjohur e kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *