Home / Lajme / Maqedoni / Jashari:BDI edhe kësaj radhe do të fitojë

Jashari:BDI edhe kësaj radhe do të fitojë

26 maj – Bashkimi Demokratik për Integrim(BDI) mbrëmë ka zhvilluar tubim me qytetarët në Haraçinë, ku para të pranishmëve fjalime kanë mbajtur kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kandidatët për deputetë në zonën e dytë zgjedhore Xhemail Jashari, Safer Neziri si dhe anëtarë të lartë të BDI-së.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi se partia e tyre është ajo që tregoi forcën e saj politike me imponimin e qëndrimeve të saj për të mbajtur këto zgjedhje të parakohshme.
“Ne ishim përballë dy çështjeve, ose të rrijmë me komoditet në Parlament si opozitë dhe të heshtim, ose të vendosim që të mos nëpërkëmbet vullneti i shumicës së shqiptarëve që përfaqësonte BDI-ja si parti politike shqiptare. Dhe më në fund angazhimi ynë dhe takimet me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare sollën ate që sot jemi, të mos nëpërkëmbet vullneti i shumicës shqiptare dhe të mbahen zgjedhe të lira demokratike”, deklaroi Ahmeti.
Sipas tij, BDI është e sigurt në fitoren e këtyre zgjedhjeve, sepse ajo din të mbrojë interesat vitale të shqiptarëve në Maqedoni.

“Si pasojë e legjitimitetit të cunguar të institucioneve patëm ngecje të reformave të domosdoshme për integrim në Unionin Evropian dhe NATO. Mungesa e dialogut të mirëfilltë në mes përfaqësuesve legjitim të dy komuniteteve më të mëdha në vend, pamundësoi vazhdimin e reformave dhe implementimin e mëtejmë të Marrëveshjes së Ohrit”, deklaroi Ahmeti.
Kandidati për deputetë në zonën e dytë zgjedhore, Xhemail Jashari deklaroi se BDI është partia e vetme e shqiptarëve që mbron interesat e tyre dhe është në shërbim të popullit.
“Në këtë vend, në këtë zonë askush përveç se BDI-së nuk ka bërë asgjë. Ju këtë e dini dhe e keni të qartë”, deklaroi Jashari.
Ai deklaroi se BDI vazhdimisht po rritë radhët e saj me simpatizues dhe anëtarësi. “Shtabet tona janë të vogla për ti mbledhur të gjithë simpatizuesit e partisë. BDI gjithmonë fiton dhe edhe kësaj radhe nuk do ta lëshojë fitoren”, deklaroi kandidati Xhemail Jashari.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *