Home / Lajme / Maqedoni / Java e fundit e fushatës zgjedhore

Java e fundit e fushatës zgjedhore

26 maj – Fushata zgjedhore në Maqedoni ka hyrë në javën e fundit dhe përfundimi i saj do të jetë të premten.
Partitë janë në prag të mbajtjes së tubimeve qendrore me qytetarët në qendrat më të mëdha. Partia Demokratike Shqiptare(PDSH) për sot ka caktuar tubime me qytetarët në zonën e Pollogut. Partia Bashkimi Demokratik për Integrim(BDI) do të mbajë tubimin qendror në Gostivar në ora 19.00. Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) sonte do të mbajë tubim zgjedhor në komunën e Studeniçanit në ora 18.00.

Koalicioni “Për Maqedoninë më të mirë” do të mbajë tubim në Makedonska Kamenicë, Pehçevë, Berovë dhe Dellçevë. Koalicioni për Evropë “Dielli” do të mbajë tubim në Tetovë. Të premten përfundon fushata zgjedhore, ndërsa të dielën me 1 qershor do të jetë dita e votimit.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *