Home / Lajme / Maqedoni / Komuna e Tetovës i përgjigjet akuzave për ndërprerjen e procesit mësimor

Komuna e Tetovës i përgjigjet akuzave për ndërprerjen e procesit mësimor

Tetovë, 14 maj – Sekcioni i arsimit me drejtorët e shkollave fillore dhe shkollave të mesme të komunës së Tetovës, e cila u thirr me iniciativë të kryetarit të komunës së Tetovës Hazbi Lika dhe përgjegjësit për arsim Enver Beqiri dënoi përdorimin e të gjitha llojeve të armëve për arritje të qëllimeve partiake dhe kërkoi nga organet shtetërore që të sjellin siguri për qytetarët dhe nxënësit.
Gjithashtu është përkrahur protesta e organizuar më 13.05.2008 në Tetovë me moton “STOP DHUNËS”.

“U apelohet arsimtarëve, profesorëve, shërbimeve profesionale të shkollave dhe nxënësve që mos të bien pre e asnjë lloj provokimi dhe t’u përkushtohen obligimeve shkollore.Partitë politike t,i kursejnë shkollat nga aktivitetet partiake si dhe ngjitja dhe të shkruarit e mjeteve propaganduese, të cilat i shëmtojnë objektet shkollore”, thuhet në komunikatën e autoriteteve komunale.
Gjithshtu i sygjerohet Ministrisë së arsimit dhe shkencës, në veçanti shefit të zyrës së kësaj ministrie “që mos të jep vlerësime dhe deklarata politike, por të merret me aktivitetet që i takojnë dhe të jap kontribut për të ushtruar ndikimin e tij në Qeveri për të siguruar mësim të rregullt”.
Në fund të komunikatës thuhet se askush nuk është urdhëruar të dal në protestë dhe se sipas tyre është e drejtë personale e çdo qytetari të vendos për pjesëmarrje apo mospjesëmarrje në shfaqjen e revoltës dhe pakënaqësisë ndaj këtyre ngjarjeve të shëmtuara.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *