Home / Lajme / Maqedoni / Krerët fetar bëjnë thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike

Krerët fetar bëjnë thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike

14 maj – Në një mesazh drejtuar qytetarëve nga ana e presidentit dhe krerëve të bashkësive fetare bëhet thirrje për ndërprerje të dhunës dhe incidenteve si dhe për zgjedhje të lira dhe demokratike.
Mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike është kush themelor për realizimin e interesave afatgjata të Maqedonisë. Organizimi i zgjedhjeve sipas standarteve ndërkombëtare është me rëndësi të madhe për zhvillimin e demokracisë dhe prosperitetit në Maqedoni”, thuhet në thirrjen publike të nënshkruar nga presidenti Branko Cërvenkovski, kryepeshkopit të Kishës Maqedonase Ortodokse, Zotëri Stefan, kryetari i Bashkësisë Islame Reis ul ulema Haxhi Sulejman efendi Rexhepi dhe krerët e tjerë të bashkësive fetare në Maqedoni.

Krerët fetar i kanë denuar incidentet e fundit dhe dhunën që siç thuhet dëmton procesin e integrimeve të vendit në strukturat evroatlantike. Në fund të mesazhit bëhet thirrje për qetësi dhe shmangien e dhunës gjatë procesit zgjedhor, ndërsa kërkohet që institucionet të sigurojnë qetësi dhe vënien e rendit për sigurinë e qytetarëve dhe sigurinë e procesit të zgjedhjeve

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *