Home / Lajme / Maqedoni / KSHZ, caktohet renditja e partive në listat e votimit

KSHZ, caktohet renditja e partive në listat e votimit

09, maj – Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot me anë të shortit përcaktoi radhitjen e partive politike në listat e votimit për zgjedhjet e 1 qershorit.
Përfaqësues të të gjitha partive pjesëmarrëse në zgjedhje me anë të shortit përcaktuan vendin e tyre në listat e votimit.
Në njësin zgjedhore një listës do t`i prijë lista e kandidatëve të Bashkimit Demokratik Kombëtar (BDK) dhe pas vijojnë, Koalicioni opozitar Dielli, Koalicioni për Maqedoni më të mirë i kryesuar nga VMRO-DPMNE, në vendin e gjashtë është PDSH, ndërsa në vendin e dhjetë BDI. Në njësinë e dytë zgjedhore renditja vijon:BDK, koalicioni i VMRO-DPMNE është në vendin e 6, LSDM në të 11, PDSH në vendin e 8, ndërsa lista e BDI do të jetë e 13.

Në njësinë zgjedhore 3: Lëvizja Kombëtare e Bashkimit të Turqëve, BDI është në vendin 4, PDSh në vendin e 10 dhe partitë e tjera.
Në njësinë e 4: PDSh dhe BDI nuk kanë konkurruar, ndërsa në vendin e parë është Lëvizja Kombëtare e Bashkimit të Turqëve, koalicioni i LSDM-së është në vendin e 6, VMRO-DPMNE në vendin e 10.
Në njësinë zgjedhore 5: PDSh është në vendin e 10, në vendin e dytë është BDI, VMRO-DPMNE është në vendin e 12, LSDM në vendin e 4, ndërsa vendit të parë i prinë Partia Social Demokrate. Në njësinë e gjashtë ku garojnë kryesisht partitë shqiptare në vendin e parë është Partia e Demokratëve të Lirë, PPD është në vendin e dytë, PDSH në vendin e 6, BDI në 12, ndërsa LSDM në vendin e 10 dhe VMRO-DPMNE në vendin e 11.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *