Home / Lajme / Maqedoni / KSHZ: Gjithçka është gati për fillimin e zgjedhjeve

KSHZ: Gjithçka është gati për fillimin e zgjedhjeve

31 maj – Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) me sukses i ka përfunduar përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, njoftoi sot në konferencë për shtyp kryetari i KSHZ-së, Jovan Josifovski.
Ai informoi se komisionet zgjedhore komunale gjatë ditës do ta dorëzojnë materialin zgjedhor deri te këshillat zgjedhorë.
“Në mëngjes zëvendës-kryetarët dhe zëvendës-anëtarët e këshillave zgjedhorë në mënyrë të organizuar nga Shkupi udhëtuan deri te selitë e komisioneve komunale zgjedhore, ndërsa nesër në orën 9 do të shkojnë edhe kryetarët dhe anëtarët e këshillave zgjedhorë”, tha Josifovski.

KSHZ-ja pret që nesër qytetarët në mënyrë të qetë dhe dinjitoze ta realizojnë të drejtën e tyre demokratike dhe masovikisht të dalin në votime.
Zgjedhjet e nesërme parlamentare do t’i ndjekin gjithsej 581 vëzhgues të vendit dhe 464 të huaj, si dhe rreth 60 gazetarë të huaj.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *