Home / Lajme / Maqedoni / KSHZ po verifikon listat zgjedhore

KSHZ po verifikon listat zgjedhore

Shkup, 04 maj – Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) po vazhdon verifikimin e 20 listave zgjedhore të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e parakohshme të 1 qershorit.
Sipas zëdhënësit të KSHZ-së, Zoran Tanevski në afat prej 48 orësh do të verifikohen të gjitha listat zgjedhore të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare. “Disa lista ku janë hasur parregullësi janë kthyer në adresë të subjekteve që i kanë dorëzuar dhe presim që sa më shpejt të përmbyllim këtë proces”, deklaroi Tanevski për agjencinë e lajmeve INA. Sipas tij, deri në mesnatë pritet të vazhdojë seanca e KSHZ-së ku do të verifikohen të gjitha listat e dorëzuara të pjesëmarrësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 1 qershorit.

Maqedonia ndahet në gjashtë zona zgjedhore sipas modelit të shumicës.
Liderët e partive shqiptare Menduh Thaçi i PDSH-së, Ali Ahmeti i BDI-së, Abdulhadi Vejseli i PPD-së dhe Bardhyl Mahmuti i BDSH-së do të konkurrojnë në zonën e gjashtë zgjedhore. Ndërsa liderët e partive maqedonase, Nikolla Gruevski i VMRO-DPMNE-së dhe ajo e Lidhjes Social Demokrate në opozitë, Radmilla Sheqerinska do të konkurrojnë në zonën e parë zgjedhore.
Në 2.976 këshillat zgjedhore do të jenë të pranishëm rreth 12 mijë anëtarë dhe ndihmës të tyre të punësuar në administratën publike.
Fushata e zgjedhjeve të parakohshme fillon më 11 maj, ndërsa përfundon me 30 maj në mesnatë. Zgjedhjet do të mbahen më 1 qershor, ndërsa 12 orë pas përfundimit të zgjedhjeve, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të shpallë rezultatet e para jozyrtare.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *