Home / Lajme / Maqedoni / Mbi 70 për qind të pronave të uzurpuara i kthehen Myftinisë së Gostivarit

Mbi 70 për qind të pronave të uzurpuara i kthehen Myftinisë së Gostivarit

Gostivar, 07 maj – Kryetari i Myftinisë së Gostivarit, Shaqir Fetahur deklaroi se 70 për qind e pronave dhe vakëfëve të Bashkësisë Islame janë kthyer në pronësi të institucionit të tyre fetar.
“Derisa në disa qytete të Maqedonisë, kthimi i pronave të Bashkësisë Islame në Maqedoni(BIM) të cilat kanë qenë të uzurpuara nga ish-sistemi komunist mbetet një problem që nuk ka zgjidhje, në Myftininë e Bashkësisë Islame në Gostivar, kjo gjë është në gjendje shumë më të mirë”, deklaroi për INA, Shaqir Fetahu.

Sipas tij, deri tani, rreth 70 për qind e pronave dhe vakëfëve të BIM-it janë kthyer myftinisë së Gostivarit.
”Në fazën e dytë të kthimit të pronave janë edhe disa vende mjaftë të rëndësishme që pritet që ti kthehen myfinisë në Gostivar. Një punë mjaft e rëndësishme që pritet që të bëhët është edhe rregullimi i ish tregut të vogël, ku sipas udhëheqësve të myftnisë së Gostivarit, do të ndërtohet një kompleks tregtar”, theksoi për agjencinë e lajmeve INA, kryetari i Myftinisë së Gostivarit, Shaqir Fetahu, i cili vlerësoi angazhimin dhe ndihmën e ofruar nga institucionet shtetërore për kthimin e pronave të uzurpuara nga sistemi ish-komunist. .
Kasam Selimi

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *