Home / Lajme / Maqedoni / Më 1 qershor zgjedhje parlamentare në Maqedoni

Më 1 qershor zgjedhje parlamentare në Maqedoni

Shkup, 6 maj – Zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 1 qershor, janë zgjedhjet e gjashta parlamentare, ndërsa gjithsej deklarimi i 13-të zgjedhor në Republikën e Maqedonisë.Zgjedhjet e para për deputetë në Kuvend u mbajtën në vitin 1990, të dytat në vitin 1994, të tretat në vitin 1998, të katërtat në vitin 2002, ndërsa të pestat në vitin 2006. Përveç zgjedhjeve parlamentare, ishin zbatuar edhe tre zgjedhje presidenciale – në vitin 1994, 1999 dhe në vitin 2004 si dhe katër lokale në vitin 1999, 1996, 2000 dhe në vitin 2005. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë dy herë dolën në referendum, në vitin 1991 kur vendosën për shtet të pavarur dhe sovran dhe në vitin 1004 kur u deklaruan për ndarjen e ripropozuar territoriale.Zgjedhjet e para shumëpartiake parlamentare në Maqedoni u mbajtën në nëntor të vitit 1990.Zgjedhjet u zbatuan sipas modelit zgjedhor të shumicës. Merrnin pjesë 18 parti politike dhe 43 kandidatë të pavarur. Raundi i parë u mbajt më 11 nëntor, ndërsa raundi i dytë më 25 nëntor. Jehona zgjedhore në raundin e parë ishte 84,8% ndërsa në të dytin 76,8%.Më shumë vende për deputetë në përbërjen e kuvendit nga viti 1990 deri në vitin 1994 kishte VMRO-DPMNE-38. SKP-PDP(LSDM-ja e sotme) – 31 dhe Partia për Prosperitet Demokratik – 17.

Kryetar i Kuvendit në atë periudhë ishte Stojan Andov, Kuvendi me shumicë votash e zgjodhi Kiro Gligorovin president të shtetit. Më 20 mars të vitit 1991 u zgjodh qeveria e parë eksperte e Republikës së pavarur të Maqedonisë e udhëhequr nga Nikolla Klusev. Në shtator të vitit 1992 pas votimit të mosbesimit në Kuvend, qeveria e Klusevit dha dorëheqje, ndërsa kabinet të ri qeveritar formoi Branko Cërvenkovski i LSDM-së.Zgjedhjet e dyta parlamentare u mbajtën në tetor të vitit 1994. U zbatuan sipas modelit zgjedhor të shumicës më 16 dhe 30 tetor, njëkohësisht me zgjedhjet e para të drejptërdretjta presidenciale.Në zgjedhjet morën pjesë 38 parti politike dhe 283 kandidatë të pavarur. Jehona në raundin e parë ishte 77,3 për qid, ndërsa në raundin e dytë 57,8 për qind.VMRO-DPMNE dhe Partia Demokartike që atëherë udhëhiqej nga Petar Goshev e bojkotuan raundin e dytë të zgjedhjeve me konfirmimin se ka pasur parregullsi serioze në procesin zgjedhor.Më 19 nëntor të vitit 1994 u inaugurua përbërja e re e Kuvendit. Më tepër vende për deputetë në përbërjen parlamentare 1994-1998 kishte LSDM-ja-62, PLD-ja -27, Partia për Prosperitet Demokratik 11, Partia për Prosperitet Demokratik të Shqiptarëve -4, Partia Popullore Demokratike -2, Partia Demokratike e Turqve në Maqedoni, Partia për Aksion Demokratik – Rruga Islamike -1, Lidhja Demokratike e Maqedonisë -1, Partia Socialdemokratike e Maqedonisë -1, Partia për Emancipim të Përgjithshëm të Romëve – 1, Partia Socialiste e Maqedonisë – 6, ndërsa 4 deputetë ishin të pavarur. Kryetar i Kuvendit përsëri u zgjodh Stojan Andov, i cili mbeti në këtë funksion deri në mars të vitit 1996. Pasi Andovi dha dorëheqje, në këtë pozicion erdhi Tito Petkovski.Me një konstelacion të tillë të forcave, partitë politike që ishin në pushtet deri në zgjedhjet e vitit 1994, përsëri formuan qeveri kolaicioni me në krye Branko Cërvenkovskin nga LSDM-ja.Zgjedhjet e treta parlamentare ishin mbajtur në tetor dhe në nëntor të vitit 1998. U votua në dy raunde sipas parimit të shumicës së kombinuar dhe parimit proporcionial – 85 deputetë u zgjodhën me modelin e shumicës, ndërsa 35 sipas modelit proporcional. Në votime dolën 72,9 për qind nga votuesit e regjistruar.Fitoi koalicioni “Për ndryshime” që e përbënte VMRO-DPMNE-ja dhe Alternativa Demokratike. Në Kuvend më shumë vende për deputetë kishte VMRO-DPMNE -49, LSDM-27, PPD -14, AD-13, PDSH-PKD-11, PLD-PDM-4, PSM-1 dhe Lidhja e Romëve të Maqedonisë-1.Qeverinë e formuan VMRO-DPMNE, AD dhe PDSH, ndërsa udhëhiqej nga Lupço Georgievski. Kryetar i Kuvendit u zgjodh Savo Klimovski. Në nëntor të vitit 2000, pasi AD u largua nga qeveria u zgjodh Stojan Andov. Në maj të vitit 2001, kur filloi konflikti ushtarak, u formua qeveri e koalicionit të gjerë në të cilën hyri LSDM-ja, ndërsa u largua në nëntor të vitit 2001.Zgjedhjet e katërta parlamentare u mbajtën më 15 shtator të vitit 2002 sipas modelit zgjedhor proporcional në gjashtë njësi zgjedhore. Jehona e votuesve ishte 73,4 për qind.Merrnin pjesë 33 parti dhe koalicione, si dhe pesë lista të kandidatëve të pavarur.Fitoi koalicioni “Për Maqedoninë së bashku”, i cili kishte më shumë vende për deputetë në Kuvend -60. Koalicioni VMRO-DPMNE-PL kishte 33, BDI-16, PDSH-7, PPD-2, PDK-1 dhe PSM-1 deputet.Kryetar i Kuvendit ishte Nikolla Popovski deri në nëntor të vitit 2003, kur pas largimit të tij në funskion si ministër u zëvendësua nga Lupço Jordanovski. Koalicioni “Për Maqedoninë së bashku” formon qeveri të udhëhequr nga Branko Cërvenkovski. Në korrik të vitit 2003 u bë rikonstruksioni i qeverisë. Pas zgjedhjes së Cërvenkovskit president të vendit, kryeministër u bë Hari Kostov, i cili qëndroi në krye të qeverisë deri në nëntor të vitit 2004, kur dha dorëheqje. U formua përbërje e re qeveritare, e kryesuar nga Vllado Buçkovski.Zgjedhjet e pesta paralmentare u mbajtën më 5 korrik të vitit 2006, sipas modelit zgjedhor proporcional, në gjashtë njësi zgjedhore, si zgjedhjet parlamentare në vitin 2002. Jehona e votuesve ishte 56,5 për qind, më e ulëta deri tani në zgjedhjet e mbajtura parlamentare.Për pjesëmarrje në zgjedhje u paraqitën 33 lista-kandiduese -të koalicioneve partiake, të partive politike të pavarura dhe të qytetarëve.Fitoi opozita e kryesur nga VMRO-DPMNE-ja, e cila më vonë formoi edhe qeveri. Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja, fitoi 44 vende për deputetë, koalicioni “Për Maqedoninë së bashku” i kryesuar nga LDSM-ja -32, koalicioni BDI-PPD -18, PDSH-11, Partia e Re Socaildemokratike – 7, VMRO Partia Popullore – 6, Përtëritja Demokratike e Maqedonisë -1 dhe Partia për të ardhme evropiane 1 mandat.Pas zgjedhjeve, mandati për formimin e kabinetit të ri qeveritar iu dha liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevskit, i cili më 28 gusht u zgjodh kryetar i qeverisë. Në përbërjen e saj hynë përfaqësuesit e koalicionit e kryesuar nga VMRO-DPMNE, PDSH dhe PRSD. Qeveria u përkrah edhe nga PDM dhe PEI. VMRO-PP votoi për qeverinë, por nuk mori pjesë në koalicionin qeveritar.Përbërja paralamentare në Kuvend të zgjedhur në vitin 2006 funskionoi deri më 12 prill të vitit 2008 kur parlamentarët morën vendim që të vetëshpërbëhen dhe të shpallen zgjedhje të parakohëshme parlamentare më 1 qershor.Zgjedhjet e gjashta të ardhshme parlamentare për deputetët në dhomën ligjdhënëse do të zbatohen sipas modelit proporcional në gjatë njësi zgjedhore. Të drejtë vote kanë rreth 1,74 milionë qytetarë të Republikës së Maqedonisë të evidentuar në Listën e vetme zgjedhore që ishte në shqyrtim publik nga 22 prilli deri më 1 maj.Në zgjedhje do të marrin pjesë 19 lista për kandidatë të koalicioneve, partive dhe kandidatë të pavarur. Favoritë kryesorë edhe në këto zgjedhje, sipas anketave parazgjedhore janë koalicionet të kryesuara nga partia qeveritare VMRO-DPMNE dhe nga partia opozitare LSDM, si dhe partitë shqiptare PDSH dhe BDI.Fushata parazgjedhore zyrtarisht fillon më 11 maj dhe do të zgjatë deri më 30 maj. Dita para zgjedhjeve është heshtje zgjedhore. Vendvotimet më 1 qershor do të hapen nga ora 7 deri në orën 19. Komisioni Shtetëror Zgjedhor rezultatet fillestare nga zgjedhjet do t’i publikojë brenda 13 orëve, ndërsa ato përfundimtare 24 orë pas përfundimit të votimit.Sipas paralajmërimeve të deritanishme, zgjedhjet do t’i vëzhgojnë 270 përfaqësues të Zyrës të OSBE-së për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut – ODHIR dhe 3.500 të asociacionit qytetar MOST..

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *