Home / Lajme / Maqedoni / Mehmeti:PDSH shfrytëzon MPB-në për qëllime të saja

Mehmeti:PDSH shfrytëzon MPB-në për qëllime të saja

14 maj – Zëdhënësja e BDI-së akuzoi sot PDSH-në për shfrytëzim të MPB-së dhe strukturave të saj për qëllimet e saj politike.
“Institucionet lokale me të cilat udhëheq PDSH, e cila zyrtarisht akoma është pjesë e Qeverisë, po funksionojnë jashtë hierarkisë së MPB-së dhe janë vënë në veprim destruktiv për të terrorizuar oponentët, gjegjësisht BDI-në, duke përdorur metodat më komprometuese”, deklaroi zëdhënësja e BDI-së, Ermira Mehmeti.
Sipas saj, qëndrimet e BDI-së ndaj fushatës dhe situatës në përgjithësi janë të njohura dhe nuk do të ndikohen nga provokacionet e policisë lokale dhe strukturat paramilitare të PDSH-së.

Ajo deklaroi se partia e tyre kërkon që MPB dhe Qeveria të sigurojnë kushte minimale për aktivitetet e tyre dhe të mos lejohet rrezikimi fizik siç ndodhi me kryetarin Ali Ahmeti në fshatin Rakovec të Tetovës.
“Është momenti i fundit që alarmimet tona të merren në mënyrë serioze. I bëjmë thirrje Presidentit, Qeverisë dhe Prokurorisë që të thirrin në mënyrë publike, me emër e mbiemër, shkaktarin e kasaphanes të cilin të gjithë ata e njohin shumë mirë. Me këtë rast, ne me të drejtë nuk do të lejojmë që të na identifikojnë me oponentin i cili fushatën e ka shpallur si kasaphane për jetë a vdekje! Me keqardhje po konstatojmë se faktori ndërkombëtar është më shumë i alarmuar për gjendjen në vend se sa që janë të shqetësuara institucionet e vendit. E përsërisim edhe njëherë publikisht: ky nuk është një konflikt brendashqiptar, siç po deklarohet me lehtësi, por segmente të tëra të shtetit janë mobilizuar në luftë kundër BDI-së”, theksoi zëdhënësja Mehmeti.

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *