Home / Lajme / Maqedoni / Milovanoviç, kërkon zgjedhje më të mira se ato në v.2006

Milovanoviç, kërkon zgjedhje më të mira se ato në v.2006

21 maj – Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoni Xhilian Millovanoviq e përsëriti apelin që zgjedhjet parlamentare të jenë korrekte dhe të kalojnë në atmosferë demokratike dhe pa dhunë.”Fushata zgjedhore duhet të mbetet e qetë dhe pa asnjë pengesë, prej të cilave edhe dhuna që është problem për shumë njerëz. Patjetër duhet të ketë zgjedhje korrekte që të munden qytetarët të ndjehen të lirë kur të shkojnë në vendvotime”, tha Millovanoviq pas hapjes së konferencës për Programin ndërkombëtar për ekspertë nga fusha e shkencave dhe teknologjive bujqësore- “Norman E. Borlluag” të cilën e organizon Ambasada amerikane.Ajo theksoi se bashkimi ndërkombëtar pret që këto zgjedhje të jenë më të mira se ato të vitit 2006. Ato edhe duhet të jenë më të mira duke patur parasysh faktin se vendi është kualifikuar për anëtarësim në NATO dhe i plotëson të gjitha kriteret.

“Nëse këto zgjedhje janë më të këqija, nëse ka më shumë dhunë, frikësime apo njerëzit nuk ndjehen të sigurt kur shkojnë në vendvotime dhe nëse ka probleme në ditën e votimit, kjo do të ketë pasqyrim negativ ndaj Maqedonisë”, tha Millovanoviq.Lidhur me atë se a punojnë autoritetet sa duhet që t’i gjejnë autorët e incidenteve që kanë ndodhur deri tani në fushatën parazgjedhore, Millovanoviq tha se nuk është ekspert sigurie, por i bëri thirrje organeve kompetente që sa më shpejt të punojnë në zbulimin dhe ndjekjen e autorëve të krimit.Në çfarëdo kohe është e nevojshme të punohet maksimalisht në mënyrë profesionale që autorët e krimit të gjenden. shtoi ambasadorja Millovanoviç.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *