Home / Lajme / Maqedoni / MOST: Të respektohen thirrjet për zgjedhje të lira dhe demokratike

MOST: Të respektohen thirrjet për zgjedhje të lira dhe demokratike

22 maj- Lëvizja qytetare MOST sot në mesin e fushatës zgjedhore doli me raport për rrjedhën e deritanishme të fushatës. Raporti është i realizuar në bazë të 86 raporteve të zyrave rajonale të kësaj organizate.
Drejtori ekzekutiv i MOST-it, Darko Aleksov tha se partitë politike deri më tani kanë shkelur Kodin për zgjedhje të lira dhe demokratike.
“Lëvizja qytetar MOST konstaton se, sipas rrjedhës së deritanishme të fushatës parazgjedhore, Kodi i nënshkruar për zgjedhje fer dhe të lira, së paku deri më tani mund të definohet si “Mundemi, kurse nuk është patjetër” deklaroi Drejtori i lëvizjes MOST, Darko Aleksov.

Ai apeloi deri tek partitë politike që seriozishtë t’i marrin thirrjet për zgjedhje të lira dhe demokratike.
Kjo organizatë apelon deri tek partitë politike që t’i kuptojnë seriozishtë thirrjet për organizim të zgjedhjeve fer dhe të lira” deklaroi Aleksov
Most kërkoi që në interes të demokracisë, të qytetarëve të Maqedonisë, të përmbushjes së kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare për zgjedhje të lira, të mos tolerohen, aktet e dhunës, por të sanskionohen të gjitha aktet e paligjshme në fushatë.
MOST gjatë vëzhgimit të fushatës parazgjedhore ka regjistruar të gjitha parregullsitë si sulmet ndaj shtabeve zgjedhore, fyerjet, frikësimet e popullatës dhe keqpërdorimin e fëmijëve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *