Home / Lajme / Maqedoni / MPB fton liderët politik të distancohen nga dhuna

MPB fton liderët politik të distancohen nga dhuna

Shkup, 22 maj – Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska i bëri thirrje liderëve të partive politike që të distancohen nga dhuna gjatë fushatës zgjedhore.
“MPB ka treguar efikasitet të lartë në pjesën e rasteve që janë paraqitur.Një pjesë e incidenteve që kanë ndodhur gjatë periudhës së fundit në mënyrë efikase janë procesuar dhe pastruar”, deklaroi Jankullovska.
Sipas saj, dikasteri që drejton ajo ka ndërmarrë të gjitha aktivitetet duke shtuar praninë e pjestarëve të policisë në terren për të ndriçuar dhe parandaluar incidente dhe dhunën gjatë fushatës.

“Megjithatë, rrjedha e fushatës më shumë varet nga pjesëmarrësit, nga liderët politik”, nënvizoi Jankullovska. Në pjesën e incidenteve, të cilat ende nuk janë zgjidhur, potencoi Jankullovska, vazhdon përkushtimi i MPB-së me temp të njejtë, ndërsa janë me qëllim që institucionet ta përfundojnë punën e tyre në mënyrë efikase dhe joselektive, në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
Euroambasadori Ervan Fuere, lidhur me, siç tha incidentet të cilat kanë shkaktuar dëm në imazhin e vendit, shfaqi bindje se pjesa tjetër e fushatës dhe dita e votimit do të jenë të qeta dhe njerëzit do të munden lirisht të dalin dhe të votojnë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *