Home / Lajme / Maqedoni / NDI:Zgjedhjet mund të jenë kritike për Maqedoninë

NDI:Zgjedhjet mund të jenë kritike për Maqedoninë

26 maj – Drejtori i Institutit Nacional Demokratik (NDI) në Maqedoni, Kris Henshou deklaroi sot se zgjedhjet e 1 qershorit mund të jenë kritike për Maqedoninë nëse nuk realizohen në mënyrë të lirë dhe demokratike. Ai këto komente i bëri pas një takimi me Lidhjen e organizatave joqeveritare të turqve “Matusiteb “ në Maqedoni.
“Më 1 qershor në ditën e zgjedhjeve nga të gjithë ne varet se do të realizojmë zgjedhje të drejta dhe demokratike. Këto zgjedhje më 1 qershor do të jenë me të vërtetë kritike për të ardhmen e Maqedonisë.

Të mundohemi të gjithë që me 1 qershor të mos krijojmë arsye dhe shkaqe tjera që do të pamundësonin integrimin e Maqedonisë në BE dhe organizatat euroatlantike “,theksoi Henshou.
Instituti amerikan NDI ka nënshkruar Kodin për zgjedhje të lira me të gjitha partitë në Maqedoni për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *