Home / Lajme / Maqedoni / Në afatin e paraparë deri te KZSH-ja janë parashtruar 20 lista të kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Në afatin e paraparë deri te KZSH-ja janë parashtruar 20 lista të kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Shkup, 3 maj – Deri në skadimin e afatit në mesnatë, deri te Komisioni Zgjedhor Shtetëror (KZSH) janë parashtruar 20 lista të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare.
Zëdhënësi i KZSH-së Zoran Tanevski informoi se në afatin e paraparë, lista të kandidatëve kanë parashtruar kandidati i pavarur Panço Minov me një grup votues, kandidati i pavarur Pece Grujovski me një grup votues, VMRO-PD, PPD, Bashkimi Demokratik Kombëtar, Partia e Demokratëve të Lirë, Bashkimi Demokratik Shqiptar, TMRO, PEI Forcat e Bashkuara Maqedonase, Partia Mbarëmaqedonase Punëtore, Partia Radikale serbe, Bashkimi Demokratik për Integrim, Lëvizja për Unitet Kombëtar të turqve, Partia Demokratike Shqiptare, TMRO VEP, VMRO-Popullore, Partia Socialdemokrate e Maqedonisë – PSDM, VMRO-DPMNE, Forcat e Majta të Titos dhe Dielli – Koalicioni për Evropë, i përbërë nga LSDM-ja, PRSD-ja, PLD-ja, Alternativa e Re, Partia e Gjelbër e Maqedonisë dhe Partia e Pensionistëve të Maqedonisë dhe Lidhja Demokratike e vllehëve DSMP.

Siç sqaroi Tanevski, në koalicionin e VMRO-DPMNE-së hyjnë edhe Unioni Demokratik i romëve nga Pripeli, Partia për Integrimin e romëve, Partia Bujqësore Punëtore, Partia për Emancipimin e tërësishëm të romëve, Partia Demokratike e boshnjakëve, Partia e të Gjelbërve, Partia Demokratike e turqve të Maqedonisë, VMRO-Maqedonase, Lidhja Demokratike, Partia Socialiste eMaqedonisë, Përtëritja Demokratike e Maqedonisë, Partia Demokratike e serbëve në Maqedoni, Lidhja e romëve nga Maqedonia, Partia e Drejtësisë, Partia e vllehëve nga Maqedonia, Lëvizja Popullore për Maqedoninë, Partia e Bashkuar për emancipim dhe Partia për Aksion demokratik e Maqedonisë.
Në momentin skadon afati prej 48 orëve për kontrollim të të dhënave dhe korrigjim të lëshimeve dhe gabimeve eventuale, e pastaj me vendim, KZSH-ja i konfirmon ose i hedh poshtë listat, pas çka fillon procedura e shortit.
“Në këtë afat, nëse konfirmohen pasaktësi ose parregullsi, ftohet parashtruesi i listës që t’i korrigjojë, pas çka KZSH-ja me vendim konfirmon nëse e pranon listën. Parashtruesit e listave, nëse nuk janë të kënaqur nga KZSH-ja, kanë afat prej 24 orëve të parashtrojnë ankesë”, tha për MIA-n, zëdhënësi i KZSH-së, Zoran Tanevski.

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *