Home / Lajme / Maqedoni / Në Maqedoni sot 38 gradë rekorde për këtë vit

Në Maqedoni sot 38 gradë rekorde për këtë vit

29 maj – Vala e ngrohtë që këtyre ditëve e kaploi Maqedoninë, sot sipas paralajmërimeve nga meteorologët, do ta arrijë maksimumin rekord për këtë vit prej 38 gradëve.
Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, ndërsa pasdite do të ketë kushte për vranësira jostabile në pjesët veriperëndimore, të cila lokalisht mund të jetë e përcjellur me të reshura të dobëta shiu dhe bubullima. Temperaturat jashtëzakonisht të larta për këtë periudhë të vitit janë të pëcjellura edhe me indeks UV të lartë, vlera e së cilës arrin. Shumica e qytetarëve kanë preferuar shtëpitë e tyre dhe vendet e punës, duke i shmangur temeperaturat e larta, pas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.
Rekomandimet e kësaj ministrie për qytetarët janë që të evitojnë qëndrimin në diell, ambientet e hapura, sidomos gjatë kohës prej orës 11.00-16.00. I bëhet thirrje të sëmurëve kronikë që të evitojnë ambientet e hapura dhe në mënyrë të rregulltë të marrin ilaçet e nevojshme.

Ministria e Shëndetësisë rekomandon qytetarët që të konsumojnë ushqime të lehta, ujë dhe pije joalkoholike, veshje të lehta dhe të bardha dhe të evitohen ushqime me kolesterol dhe ushqime të rënda.
Meterologët paralajmëruan edhe për nesër temperatura të njejta, ndëra rënie të temperaturës do të ketë prej të premtes, kur do të ketë rënie prej 4-5 gradë.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *