Home / Lajme / Maqedoni / Në Univerzitetin Shtetëror të tetovës u realziua një projekt me karakter humanitar

Në Univerzitetin Shtetëror të tetovës u realziua një projekt me karakter humanitar

Tetovë, 07 maj – Sot në ambientet e Fakultetit të Arteve pranë Universitetit Shtetëror të Tetovësu realizua projekti me karakter humanitar “Për fëmijë më të lumtur” nga programi studimor Arti figurativ në bashkëpunim me Kryqin e Kuq – Tetovë. Projekti një ditor, tani më tradicional i është dedikuar fëmijëve, me theks të veçantë fëmijëve të hendikepuar.Të gjithë studentët dhe profesorët e programit studimor Art figurativ i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për një akt të tillë, për krijimin e mbi 100 punimeve artistike – piktura me motive për fëmijë duke u ndihmuar fëmijëve dhe duke shënuar ditën ndërkombëtare të fëmijëve.Dekani i Fakultetit të Arteve, doc. Safet Spahiu ndër tjera u shpreh: “Nuk është hera e parë që studentët dhe profesorët e programit studimor Art figurativ t’i bashkëngjiten një akti të tillë. Është në natyrën e artistëve që të organizojnë shumë ekspozita me qëllime humanitare. Kjo e sotshmja është një prej tyre. Pa përjashtime, të gjithë studentët dhe i gjithë stafi i Fakultetit të Arteve është angazhuar në realizimin e këtij projekti në ndihmë të fëmijëve.”

Sekretari i Kryqit të Kuq, Qatip Besimi u shpreh mirënjohës për bashkëpunimin me Universitetin Shtetëror të Tetovës. “Kjo është hera e dytë që USHT-ja i përgjigjet pozitivisht kërkesës sonë për një organizim të tillë. Vërejmë se studentët dhe profesorët me kënaqësi punojnë këto vepra arti dedikuar fëmijëve. Pjesa më e madhe e punimeve do të vendosen në Qendrën Klinike të Tetovës, në repartin për fëmijë, ndërsa pjesa tjetër do të shfrytëzohet për projekte tjera për fëmijë.”- tha Besimi..
Ajlin Kadriu

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *