Home / Lajme / Maqedoni / Një person është plagosur rëndë në një zënkë në Gostivar

Një person është plagosur rëndë në një zënkë në Gostivar

Tetovë, 07 maj – Dje rreth orës 17 e 40 minuta në objektin koloseum në Gostivar, më rrugën Braqa Gjinovska 25 vjecari M.Z nga fshati Belovisht, fizikisht është sulmuar nga 43 vjecari L.K dhe djali I tij 19 vjecar C.K nga fshati Llakavicë. Të dy sulmuesit disa herë e kanë goditur në trup M.Z-në, ndërsa më pas S.K ka nxjerrë thikën dhe ka goditur atë”, njoftoi Policia.Sektori për punë të brendëshme në Gostivar punon në zbradhjen e plotë të këtij rasti ndërsa kundër sulmuesve do të ketë fletëparaqitje adekuate.Dje rreth orës 13 , personi E.A nga reçica e Vogël fizkisht ka sulmuar personin D.A nga Tetova, i cili ka qenë I angazhuar nga Xh.S, për kryerje të plotfuqshime, personi E.A dy herë me grusht ka goditur në kokë D>A në pjesën e parme të kokës, dhe I ka shkaktuar lëndime ndërkohë ka reaguar policia të cilët kanë marrë pjesë në asistencë dhe e kanë ndërprerë sulmin.

D.A është dërguar në qendrën klinike të Tetovës, dhe është mbajtur për kurim të metejmë.Ndaj E.A-së do të ndërmeren masa ligjore, njoftoi policia e Tetovës.Poashtu sipas policisë, në preiudhën prej orës 13 deri ora 18 të hënën persona të panjohur kanë hyrë shtëpinë e 44 vjecarit H.O nga fshati Sellcë.Personat e panjohur sipas policisë, kanë hyrë nga drietarja e hapur dhe kanë marrë ar në vlerë prej 3000 mijë euro.Policia ka kryer hetim në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *