Home / Lajme / Maqedoni / OSBE-ODIHR nuk komenton incidentet, vlerësimet pas zgjedhjeve

OSBE-ODIHR nuk komenton incidentet, vlerësimet pas zgjedhjeve

Shkup, 15 maj – Misioni vëzhgues OSBE-ODIHR, në Shkup për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni këtyre ditëvë do të përgatisë raport për procesin zgjedhor deri më tani, ndërsa pas mbarimit të zgjedhjeve do të dal me vlerësimin përfundimtarë.
Shefi i misionit vëzhgues OSBE-ODIHR, Rober Beri pas takimit me presidentin e shtetit, Branko Cërvenkovski nuk dha komente lidhur me incidentet e fundit që ndodhën në fushatën zgjedhore.
“ Misioni ynë nuk komenton ngjarje të pjesërimshme por pas mbarimit të zgjedhjeve do të japë vlerësim të plotë për procesin zgjedhor. Shpresoj se zgjedhjet do të kalojnë në një atmosfer të qetë dhe pa incidente”, tha Beri.
Ai deklaroi se përfaqësusit e OSBE-ODIHR vazhdimishtë janë në terren dhe për së afërmi përcjellin situatën.

“ Gjith kohën jeni nëpër Maqedoni. Ishim në Tetovë, Kumanovë, kurse ditëve të ardhshme do të jemi në Manastir dhe Prilep. Vazhdimishtë realizojmë takime me përfaqësues të partive politike” theskoi Beri i cili në këtë takim inforomoi presidentin e vendit për punën dhe aktivitetet e OSBE-ODIHR.
Ky mision prej së afërmi do t`i monitorojë aktivitetet gjatë fushatës, punën e administratës zgjedhore dhe të shërbimeve relevante qeveritare, implementimin e legjislaturës, mbulimit medial dhe zgjidhjes së problemeve që do të paraqiten gjatë zgjedhjeve të caktuara për 1 qershor.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *