Home / Lajme / Maqedoni / OVL-UÇK-së fton për bojkot të zgjedhjeve

OVL-UÇK-së fton për bojkot të zgjedhjeve

Tetovë, 29 maj – Organizata e Veteranëve të Luftës së UCK-së, në konferencën e sotme pwr media ftoi të gjith anëtarët e organizatës, ish-ushtarët, pjesëtarët e familjeve të dëshmorëve që ti bojkotojnë zgjedhjet e 1 qershorit.
Blerim Ismani përfaqësues i OVL-UÇK-së në Tetovë, tha se, edhe pse faktori shqiptar mer pjesë në qeveri, ai nuk ka arritur të bëjë asgjë në drejtim të përmirësimit të statusit të popullit shqiptar në këtë shtet. Ai ka ftuar të gjith anëtarët e organizatës, ish ushtarët, pjesëtarët e familjeve të dëshmorëve që të dalin në zgjedhje dhe fletëvotimet t`i shpallin të pavlefshme.
“OVL-UÇK fton të gjithë ish-pjestarët e ndërgjegjshëm të UÇK-së, invalidët dhe familjet e dëshmorëve, të gjithë ata familje shqiptare që në vitin 2001 në një formë apo tjetër e ndihmuan këtë luftë dhe këtë ushtri, të dalin masovikisht në zgjedhje.
Nga anëtarët e OVL-së, kërkojmë që votimi të bëhet në atë formë që vota e tyre të shpallet e pavlefshme” deklaroi Ismani..
Ajlin Kadriu

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *