Home / Lajme / Maqedoni / Partitë intensifikojnë fushatën

Partitë intensifikojnë fushatën

27 maj – Partitë politike kanë intensifikuar aktivitetet politike gjatë fushatës zgjedhore e cila përfundon të premten.
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) sot do të mbajë tubim me qytetarët në fshatin Sllatinë të Tetovës. Sipas shtabit të kësaj partie, tubimi është paraparë të zhvillohet në ora 20.00. Bashkimi Demokratik për Integrim do të mbajë tubim me qytetarët në Bogovinë në ora 19.00, ndërsa në Tearcë në ora 20.30.
Partia për Prosperitet Demokratik(PPD) do të mbajë tubim me qytetarët në Gradec të komunës së Vrapçishtit në ora 20.00. Koalicioni “Për Maqedoninë më të mirë” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të mbajë tubim në komunën e Gazi Babës në Shkup në ora 17.30 dhe miting në Kumanovë në ora 20.00. Koalicioni për Evropë “Dielli” i drejtuar nga LSDM do të mbajë tubimin qendror në Shkup në ora 20.00.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *