Home / Lajme / Maqedoni / Partitë në ditën e 13-të të fushatës

Partitë në ditën e 13-të të fushatës

24 maj – Partitë politike vazhdojnë takimet me qytetarët në ditën e 13-të të fushatës zgjedhore. Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) do të mbajë sonte tubime me qytetarët në në Kondovë në ora 18.00, në Reçicë të Vogël në ora 20.00 dhe Poroj 21.00. Partia Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të zhvillojë takime me qytetarët në Qendrën e Zhupës, në Rostushë të Mavrovës.

Ndërsa Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) do të mbajë takim me qytetarët në Pirok në ora 19.00.
Koalicioni “Për Maqedoninë më të mirë” do të zhvillojë minimitingje në Tetovë dhe Shkup, që do të kryesohen nga bartësja e listës së VMRO-DPMNE-së në njësinë e gjashtë, Gordana Jankullovska. Koalicioni për Evropë “Dielli” do të prezantohet në Sveti Nikollë dhe Strumicë.

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *