Home / Lajme / Maqedoni / Partitë vazhdojnë tubimet me qytetarët

Partitë vazhdojnë tubimet me qytetarët

21 maj – Partitë vazhdojnë karvanin e fushatës, me ç`rast PDSH do të mbajë takime me qytetarët në komunën e Likovës, BDI në Negotinë të Pollogut, ndërsa PPD në Vrapçishtë të Gostivarit.
Sipas orareve të partive politike, Partia Demokratike Shqiptare sot do të mbajë tubim me qytetarët në fshatrat Hotël, Mateç dhe Sllupçan të komunës së Likovës. Siç njoftohet takimet fillojnë nga ora 18.30 në fshatin Hotël dhe përfundojnë në ora 20.00 në fshatin Sllupçan me një miting me qytetarët e kësaj zone.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të mbajë tubim me qytetarët në fshatin Negotinë të Pollogut sonte në ora 19.30, ndërsa përfaqësues të kësaj partie sot në ora 11.00 do të prezantojnë programin ekonomik para anëtarëve të Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë.
Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) do të mbajë tubim me qytetarët në Vrapçishtë. Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE sot pasdite do të mbajë tubime në Valandovë dhe Gjevgjeli, ndërsa koalicioni për Evropë “Dielli” i udhëhequr nga LSDM do të qëndrojë në Dibër dhe Gostivar.

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *